back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëSkenderaj, hapet “Panairi i produkteve bujqësore dhe artizanateve Skenderaj 2016” (FOTO)

Skenderaj, hapet “Panairi i produkteve bujqësore dhe artizanateve Skenderaj 2016” (FOTO)

Të ngjajshme

Lotina shkëlqen pranë Mozzikut

Lotina Haziri dhe reperi i njohur Mozzik vazhdojnë të...

Lotina shkëlqen pranë Mozzikut

Lotina Haziri dhe reperi i njohur Mozzik vazhdojnë të...

Është hapur në Skenderaj “Panairi i produkteve bujqësore dhe artizananateve Skenderaj 2016”, aktivitet ky tashmë tradicional i organizuar nga Shoqata e grave  “Okarina e Runikut”, përkrahur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Skenderajt. Panairi, ka mbledhur gra fermere nga regjioni i Mitrovicës si dhe gra ndërmarrëse që merren me prodhimime artizanale. Në këtë këtë aktivitet promovues, gratë fermere do t’i ekspozojnë për dy ditë rresht  produktet e tyre në të dy fushat e veprimtarisë, transmeton Drenica Press.

Në hapje të këtij panairi Zëdhënësi i Komunës së Skenderajt Hajriz Koci në emër të Komunës së Skenderajt ka shprehur përkushtimin e institucioneve lokale për përkrahje të fermerëve në fushën e prodhimit të pemëve. Ai më këtë rast përmendi dy fushat ku Komuna e Skenderjt po përkrah fermerët, në atë të subvencionimit të kultivimit të mjedrës dhe fushën e këshillimit profesional për kultivuesit e pemëve në përgjithësi.

Ndërsa Sabit Ferizi zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë foli për rëndësinë që ka përkrahja në ngritjen e kapaciteteve të fermerëve në kultivimin e prodhimeve bujqësore, pa harruar edhe rëndësinë që ka puna që po bëjnë gratë fermere në kultivim të produkteve bujqësore dhe në artizananate.

 

Ndërsa Fetije Smakaj udhëheqëse e Shoqatës “Okarina e Runikut” e falenderoi Ministrinë e Bujqësisë dhe Komunën e Skenderajt për përkrahjen e aktiviteteve promovuese për gratë fermere. Sipas saj panairet si ky i sotmi kanë shumë rëndësi pasi mundësojnë prezentimin e punës së këtyre grave të vyeshme.

 

Në dy vitet e fundit Komuna e Skenderajt ka subvencionuar femerët në mbjelljen dhe kultivimin e mjedrës. Falë punës dhe përkushtimit të fermerve, tashmë produktet e tyre me cilësi shumë të lartë janë plasura në treg. Disa prej grave fermere perfituese të ketyre subvencioneve, produktet e mjedrës i kanë ekspozuar me shuë sukses edhe në panairin e sivjetëm.

Displaying Image-2.png

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz