back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeGashi: Azem Syla nuk tentoi të ndikojë te dëshmitarët

Gashi: Azem Syla nuk tentoi të ndikojë te dëshmitarët

Të ngjajshme

Zhduket një femër në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një...

Kishte urdhërarrest, 35-vjeçari arrestohet për tentim vrasje në Prishtinë

Është arrestuar një person me incialet K.D., 35-vjeçar nga...

Dhunoi një vajzë në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Fushë Kosovë. I njëjti dyshohet...

Pas përfundimit të seancës për Azem Sylën, avokati i tij, Tomë Gashi ka deklaruar se prokurori ka pretenduar se ka fakte që persona të caktuar në emër të Azem Sylës kanë kontaktuar dëshmitarin, e jo vetë Syla.

Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij të mëhershëm se klienti i tij nuk ka të bëjë asgjë me atë që pretendohej.

“Herën e kaluar kam deklaruar se Azem Syla do të respektoj çdo vendim të gjykatës gjë që ashtu ka vepruar. Gjyqtarja e ka kuptuar se dikush ka mundur ta dërgoj këtë person, e jo Syla. Gjyqtarja nuk ka thënë se kur do ta sjell vendimin edhe pse ajo ka kohë deri nesër që të caktoj apo jo masën e paraburgimit.  Syla e ka respektuar vendimin e gjyqtares me përpikëri”, tha Gashi.

“Dëshmitarët duhet të mbrohen. Këtë person, Azem Syla e njeh mirëpo është vërtetuar që ai nuk e ka dërguar atë. Nëse dikush kontakton me ta në emër të Sylës atëherë nuk është problem i Azem Sylës”, tha Gashi, duke shtuar se Azem Syla do të dërgohet në mbajtje deri në dhënien e vendimit nga ana e gjyqtares.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz