back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBotë‘I plotësojmë kushtet e BE-së, por nuk e njohim Kosovën’

‘I plotësojmë kushtet e BE-së, por nuk e njohim Kosovën’

Të ngjajshme

S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve...

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, mirëpo kërkesat e BE-së për anëtarësim ne do t’i plotësojmë, ka thënë këshilltari i Presidentit të Serbisë, Stanislava Pak, duke komentuar në një takim me zyrtarët e qeverisë gjermane, ku u kërkua qartësimi i çështjeve me Kosovën para anëtarësimit të Serbisë në BE

“Kushtetuta e Serbisë është e qartë dhe Presidenti i Serbisë nuk do e shkel atë. Serbia ushtarakisht është neutrale dhe nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, Serbia i plotësohen kushtet për hyrjen në BE, por nuk e njohim Kosovën dhe Metohinë”, ka thënë Pak për Vecernje Novosti, transmeton Express.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Michael Roth ka thënë se para anëtarësimit të Serbisë në BE, çdo gjë duhet të qartësohet për çështjen e Kosovës.

Ai ka thënë se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës para anëtarësimit në BE duhet të jenë ligjërisht të detyrueshme të normalizohen.

Të Fundit

Sport

ShowBiz