back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaJetëGatimeËmbëlsirë e shpejtë për mysafirët që vijnë papritur

Ëmbëlsirë e shpejtë për mysafirët që vijnë papritur

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Në këtë artikull ne do t’ju tregojmë se si të bëni një ëmbëlsirë super të shpejtë për të qerasur miqtë që ju kanë ardhur në shtëpi papritur. Shumë e thjeshtë dhe me përbërës që me siguri që i keni në shtëpinë tuaj.

Buding me gjizë

Përbërësit:• Gjizë (500 g)• 3 lugë mjaltë• Një portokall• 120 g fruta të thata

Përgatitja:1. Copëtoni frutat e thata duke u kujdesur për të lënë mënjanë disa fruta të plota për dekorimin përfundimtar.2. Në pak ujë, zieni lëkurën e portokallit për rreth 2 minuta, pastaj e prisni atë në copa të vogla.3. Bashkoni së bashku gjizën, frutat e thata të copëtuara, copat e lëkurës së portokallit dhe mjaltin. E përzieni derisa të ketë një formë kompakte.4. Vendoseni përzierjen në formatin që ju dëshironi ose në tasa të vegjël. E niveloni mirë duke mos lënë hapësira ajri.5. E lini të ftohet në frigorifer për 5 ose 10 minuta, pastaj mund t’i hiqni nga format dhe t’i shërbeni me fruta të thata.

Të Fundit

Sport

ShowBiz