back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeI arrestuari për sulmin me bombë ndaj Kuvendit, është zyrtar i lartë...

I arrestuari për sulmin me bombë ndaj Kuvendit, është zyrtar i lartë i VV’së në Komunën e Prishtinës (DOKUMENT)

Të ngjajshme

Studimi: Ndërhyrjet estetike mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut

Ndërhyrjet estetike dhe injeksionet në fytyrë janë kthyer në...

Medon Berisha lëndohet pas 10 minutash, mund të jetë dëmtim serioz

Futbollisti Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë. Mesfushori...

Scholes me kritika të ashpëra për Ruben Amorim

Paul Scholes nuk ka kursyer fjalët për trajnerin e...

Petrit Ademi, njëri prej të arrestuarve për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës ishte punësuar në Komunën e Prishtinës nëntë muaj pasi që Vetëvendosje e kishte marrë pushtetin komunal

Javën e kaluar Gazeta Express ka publikuar gjithsej 28 emrat e militantëve të VV’së të punësuar në Komunën e Shpend Ahmetit.

Petrit Ademi është njëri nga të dyshuarit për sulmin me bombë, i cili ndodhi më 4 gusht, ndaj Kuvendit të Kosovës. Dyshohet se Vetëvendosje provoi t’ia lërë fajin për këto sulme një grupacioni tash për tash fantazmagorik, i quajtur, “Rugovasit”. Nga një adresë email me këtë emër janë shpërndarë emaile pas çdo sulmi, duke marrë përgjegjësinë. Kështu ndodhi pra pas sulmit në Kuvendin e Kosovës, në shtëpinë e Murat Mehës, kryetar Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare, si dhe së fundmi dy sulmet ndaj RTK’së, të kryera në ndërtesën e RTK’së dhe në shtëpinë e Drejtorit të saj, Mentor Shalës. Këto emaile kanë mbërritur edhe në redaksinë e Gazetës Express.

Në atë kontratë për marrëdhënie pune në Komunën e Prishtinës, shkruan se Petrit Ademi është punësuar në kuadër të Drejtorisë së Financave dhe Pronës në vitin 2014. Titulli i pozitës së tij është Zyrtar i lartë për çështje pronësore-juridike.

Kontrata e punës së tij në komunë filloi më 17 shtator 2014 dhe mbaron më 16 shtator 2017.

Sot janë arrestuar gjithsej gjashtë militantë të Lëvizjes Vetëvendosje: Petrit Ademi, Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Astrit Dehari dhe Atdhe Arifi.

Sipas Prokurorit Islami, arrestimi i tyre ka ardhur pas shumë veprimeve ligjore, përfshirë këtu edhe përgjimin e telefonatave të aktivistëve që nga nata e sulmit.

Gjatë bastisjes në vendbanimet e tyre, Policia e Kosovës ka gjetur armë zjarri, pushkë automatike e municion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz