back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeProkuroria ka përgjuar telefonatat e aktivistëve të VV’së pas sulmit në Kuvendin...

Prokuroria ka përgjuar telefonatat e aktivistëve të VV’së pas sulmit në Kuvendin e Kosovës

Të ngjajshme

Ramadani: Shërbimet e Serbisë po i trajnojnë serbët në veri

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, mbi funksionimin e kanaleve...

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron...

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahman Islami, në një konferencë të jashtëzakonshme së bashku me zëvendësdrejtorin e antiterrorizmit, Luan Kekën, kanë folur për arrestimin e gjashtë aktivistëve të VV’së, të cilët dyshohen se e kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës më 4 gusht të këtij viti.

Sipas Prokurorit Islami, arrestimi i tyre ka ardhur pas shumë veprimeve ligjore, përfshirë këtu edhe përgjimin e telefonatave të aktivistëve që nga nata e sulmit.

Përmes përgjimeve i kemi vërtetuar dyshimet të cilat janë mbledhur më herët nga ana e Policisëdhe prokuroria ka ardhur në përfundim dhe ka urdhëruar edhe bastisje ku janë gjetur edhe armë dhe kemi ardh deri te dyshimi i arsyeshëm se këta 6 të dyshuar kanë kryer vepër penale”, ka thënë Islami.

“Do të parashtrojmë edhe kërkesë për masën e paraburgimit në Gjykatë”, ka thënë Islami.

Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi janë gjashtë të arrestuarit sot në mëngjes në një aksion të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të kryer më 4 gusht 2016./GazetaExpress/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz