back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKMDLNj vizitoi të ndaluarit, raporton për gjendjen e tyre

KMDLNj vizitoi të ndaluarit, raporton për gjendjen e tyre

Të ngjajshme

Denigrimi karshi Malit/ BBVA penalizon Rogertin

Rogert Sterkaj do të jetë në nominim në Big...

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit e të drejtave të njeriut në institucionet e ndalimit,  qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese kanë vizituar të ndaluarit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë të cilët u arrestuan sot.

Monitoruesit takuan katër (A. B, F. K , A. A, P. A)  nga gjashtë të ndaluarit dhe bisedoi me ta sa i përket trajtimit të tyre gjatë procesit të arrestimit, bartjes në qendrën e ndalimit dhe trajtimit të tyre në këtë qendër.

Të gjithë të ndaluarit që i intervistuan nga KMDLNJ pohuan se janë arrestuar në shtëpitë/banesat e tyre, sot (30.08.2016) në mëngjes.

“Të ndaluarit pohuan se policia nuk ka pasur urdhër për bastisje dhe se nuk ua kanë treguan urdhërarrestin, përjashtuar njëri nga ta (A. B). Gjatë bastisjes policia u ka treguar listën me gjërat e konfiskuara”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.

Asnjëri nga të ndaluarit nuk kishte probleme shëndetësore dhe deklaruan se nuk kanë nevojë për vizitë të mjekut.

Gjithashtu, katër të intervistuar i deklaruan KMDLNJ se kanë angazhuar mbrojtës dhe vetëm ( F. K ) kishte avokat sipas detyrës zyrtare.

“Gjatë arrestimit, të ndaluarit pohuan se policia nuk ka përdorë dhunë, as verbale dhe as fizike, përjashtuar një rast kur nga zvarritja i është shkaktuar një lëndim i vogël”.

Të ndaluarit i pohuan KMDLNj – së se nuk kanë vërejtje për sjelljet e stafit të Qendrës së Mbajtjes dhe se janë njoftuar me të drejtat që u takojnë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz