back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeMësimi nuk fillon me 1 Shtator, kjo është data që cakton MASHT-i

Mësimi nuk fillon me 1 Shtator, kjo është data që cakton MASHT-i

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), njofton të gjitha Drejtoritë Komunale për Arsim, personelin arsimor të shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, nxënësit, prindërit dhe komunitetin shkollor, që fillimi i vitit të ri shkollor 2016/17, shtyhet për dy ditë pune nga data 1 shtator (e enjte) deri më datë 5 shtator (e hënë), transmeton Drenica Press.

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), është në fazën e fundit të realizimit të procedurave ligjore për blerjen dhe sigurimin e teksteve shkollore dhe materialeve tjera mësimore, mirëpo për shkaqe të pamjaftueshmërisë së buxhetit për blerjen e tyre, derisa së fundi është gjetur zgjidhje me Ministrinë e Financave, në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk ka mundur të fillojë procedurat e blerjes dhe sigurimit të tyre.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), siguron komunitetin shkollor se po punohet intensivisht për finalizimin sa më të shpejtë të këtij procesi, dhe se në javën e parë të fillimit të procesit edukativo-arsimor do të pajisen të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta me tekste shkollore dhe materiale tjera mësimore.

Përndryshe, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale për Arsim, janë koordinuar të gjitha aktivitetet për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), falenderon për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin të gjitha Drejtoritë Komunale për Arsim, personelin arsimor, nxënësit, prindërit dhe komunitetin shkollor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz