back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeRama: Vetingu do të kalojë me apo pa konsensusin e PD-së

Rama: Vetingu do të kalojë me apo pa konsensusin e PD-së

Të ngjajshme

Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka...

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën se reforma në drejtësi do të përparojë, me ose pa konsensusin e opozitës.

Pak orë përpara nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, për miratimin e ligjit të vetingut, përmes një konference live në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama tha se ligjet e reformës në drejtësi do të kalojnë me 84 ose më shumë vota.

“Sot pasdite ka një seancë të posaçme të Kuvendit për të kaluar ligjin e vetingut. I hap rrugën zbatimit të reformës në drejtësi. I hap rrugën spastrimit të sistemit nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Për fat të keq, nuk e kemi konsensusin e PD-së. Dua të shpresoj deri në fund që PD do të reflektojë. Me ose pa konsensusin e PD-së ne do të shkojmë përpara. Reforma në drejtësi nuk ndalet dhe këto ligje do të kalojnë me 84 ose më shumë vota të shikojmë, votat e shumicës qeverisëse”, deklaroi Rama.

Kreu i Qeverisë foli edhe për korrupsionin për të cilin u shpreh se në këto tre vite është bërë shumë dhe se kjo ndjehet qartë nga qytetarët përmes shërbimeve që iu ofrohen. Ajo që ne kërkojmë është të ndërtojmë sisteme që e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e njerëzve për të ndryshuar fatin e tyre”, deklaroi Rama. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz