back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeMustafa më në fund vendos, të enjten përballet me Vetëvendosjen në Kuvend

Mustafa më në fund vendos, të enjten përballet me Vetëvendosjen në Kuvend

Të ngjajshme

Lladrovci mbledh partinë: Drenasi dëshmoi edhe një herë se është zemra e Kosovës

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci,...

Starmer në Procesin e Berlinit: Ballkani Perëndimor, vendi ku testohet siguria e Evropës

Kryeministri britanik, Keir Starmer, gjatë samitit të Procesit të...

Tragjedi në Kanada: Shqiptarja 29-vjeçare vritet nga bashkëshorti, autori ekzekutohet nga policia

Një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë...

Kandidati i VV-së del të jetë i prerë: Me LDK-në “as dek, as dasëm”

Sikurse në 16 komuna të tjera edhe në Dragashë...

Lëvizja Vetëvendosje muaj më parë kishte adresuar dy interpelanca ndaj kryeministrit të vendit Isa Mustafa.

Që nga 13 korriku edhe kur i kishte adresuar këto interpelanca, Vetëvendosje nuk ka marrë asnjë përgjigje nëse shefi I qeverisë është I gatshëm që të paraqitet në Kuvend për të dhënë ose jo shpjegime rreth situatës politike në veri të vendit dhe për Kodin Telefonik.

Javë më parë Telegrafi kishte kontaktuar me zëdhënësin e qeverisë, Faton Abdullahu se kryeministri Mustafa do t’ju përgjigjet këtyre thirrjeve por nuk ka treguar datën se kur do të ndodhte kjo.

Mirëpo në një njoftim të Kuvendit të Kosovës, bëhet e ditur se interpelancat e ndaj kryeministrit Mustafa priten të zhvillohen pikërisht në seancën e 1 shtatorit ku pritet të votohet edhe ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit.

“ Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës.

Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Kuvendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz