BallinaBotëMjeti më i madh fluturues përplaset në provën e dytë

Mjeti më i madh fluturues përplaset në provën e dytë

Të ngjajshme

Miri: Po ta nisja nga dita e parë, gjithçka do varej nga..

Armir Shahini ose ndryshe Miri i West Side Family. ka...

Përparim Rama: Albin Kurti lufton për pushtet, e jo për shtet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kritikuar...

Haradinaj – Kurtit: Asnjëri nga emrat që i ka nominuar për president nuk i ka negociuar me deputetët

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj,...

Pochettino: U largova vetë nga Chelsea

Mauricio Pochettino ka zbuluar detaje mbi largimin e tij...

Airlander 10, mjeti më i madh fluturues në botë, kreu me sukses provën e parë të ngritjes vetëm pak ditë më parë. Dje bëri të dytën dhe u përplas.

Sado që përplasja ndodhi pa shpejtësi dhe balona nuk u dëmtua, as pjesët motorike, kabina ku qëndronte piloti pësoi dëme. Asnjë njeri nuk është lënduar.
Sipas inxhinierëve, shkak ishte një kavo mbajtëse që kishte prekur një tel shtyllash elektriku.

Airlander 10 është një mjet hibrid që përdor aerodinamikën për t’u ngritur në qiell, ashtu si çdo avion tjetër, por pastaj qëndron në ajër me javë të tëra nëpërmjet heliumit, si çdo balonë tjetër.

Me 92 metra gjatësi dhe 45.5 metra gjerësi, ky është mjeti fluturues më i madh në planet.

Ushtria amerikane kishte shpenzuar 300 milionë dollarë për këtë mjet fluturues që mund të transportonte 10 tonë e që mund të rrinte në ajër  me javë, pa asnjë njeri në bord. Por projekti u ndërpre për shkak të shkurtimeve në buxhet në vitin 2013.

Kompania që e prodhoi, Hybrid Air Vehicles (HAV), bleu sërish vetëm për 300 mijë dollarë atë që kishte shitur për 100 milionë. Pasi punoi me përmirësime, Airlander 10 u ngrit në fluturim për herë të parë më 17 Gusht, në Britani, dhe gjithçka shkoi me sukses.

https://www.youtube.com/watch?v=AkHbE4nSebo

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz