back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëItalia në ditë zie për viktimat e tërmetit

Italia në ditë zie për viktimat e tërmetit

Të ngjajshme

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Italia sot po mban ditë zie për gati 300 viktimat e tërmetit të fuqishëm.

Tërmeti prej 6.2 ballësh që goditi Italinë Qendrore, në mëngjesin e 24 gushtit, sipas të dhënave të fundit, ka lënë të vdekur të paktën 281 persona, ndërkaq 388 të tjerë janë të plagosur.

Kryeministri italian, Matteo Renzi sot do të marrë pjesë në varrimet e viktimave nga qyteti Arquata del Tronto, i cili është njëri prej qyteteve më të prekura nga kjo fatkeqësi.

Tërmeti goditi në veri të Romës, duke shkaktuar dëme të mëdha në qytetet Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.

Edhe pse asnjë i shpëtuar nuk është gjetur që prej mbrëmjes së 24 gushtit, mijëra persona janë duke vazhduar kërkimet për të gjetur njerëz, të cilët janë nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Një seri e tërmeteve pasuese ka penguar përpjekjet e 5 mijë personave që po marrin pjesë në ekipet e kërkim-shpëtimit, përfshirë këtu edhe policë, zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë.

Shumë njerëz besohet se janë të varrosur nën gërmadha dhe shumica e të zhdukurve janë shtetas të huaj dhe turistë, të cilët po vizitonin këtë rajon historik.

Në vitin 2009, një tërmet 5.9 ballësh kishte lënë të vdekur 309 persona në L’Aquila. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz