back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeStreha e shpëtimit: Bunkeri i harruar nga Lufta e Dytë Botërore (Foto)

Streha e shpëtimit: Bunkeri i harruar nga Lufta e Dytë Botërore (Foto)

Të ngjajshme

GO+Peja shënon fitorën e parë në ENBL

Klubi basketbollistik GO+Peja ka shënuar fitorën e parë për...

Liburn Aliu i punësuari i fundit, kush janë kosovarët tjerë që iu besoi pushtet Edi Rama

Kreu i Partisë Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi...

Linjë e re ajrore Lyon–Prishtinë, Franca: Simbol i miqësisë franko-kosovare

Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar për linjën...

Pamje LIVE nga uragani më i fuqishëm që ka goditur ndonjëherë Xhamajkën

Uragani Melissa sapo ka mbërritur në bregun jugperëndimor të...

Përparim Rama: Albin Kurti nuk sheh Kosovë aty ku s’ka Vetëvendosje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka akuzuar kryeministrin...

Këto ditë janë shfaqur disa fotografi interesante të strehimores më të madhe të ndërtuar në Britani të Madhe, e cila ishte e dedikuar për të strehuar civilë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Fotografi të frikshme, tregojnë errësirën dhe tunelet e ndryshkura të ndërtuara në strehimoren nëntokësore në portin Inslington të Glasgow-it, transmeton Telegrafi.

Struktura gjigante e ndërtuar në një mal shkëmbor, ka mundur të strehojë deri në 1.000 persona gjatë sulmeve të nazistëve.

Disa fotografi tjera shfaqin mbetjet e tualeteve dhe gjeneratorin, që do të përdorej për furnizim me energji elektrike në strehimoren e shumëpërfolur.

Fotografitë janë realizuar nga një grup hulumtuesish urban, të cilët janë duke u përpjekur të tërheqin vëmendjen e autoriteteve, lidhur me objektet që dikur kishin rëndësi jetike por që tani janë harruar.

Një anëtar i grupit të hulumtuesve ka deklaruar se kjo strehimore është ndërtuar nga një pronar i një fabrike të litarit, që planifikonte të strehonte familjen dhe punëtorët e tij gjatë sulmeve ajrore të nazistëve.

“Kjo strehimore ka mundur të akomodojë mbi 1.000 persona, dhe është njëra nga strehimoret më të mëdha që ende ekziston në Britani të Madhe”, ka shtuar ai.

Besohet se kjo strehimore kishte pesë hyrje në pjesë të ndryshme, që qonin drejt në fabrikën e litarit.

Strehimorja ka qenë e sigurt, pasi ka mundur t’i rezistojë shpërthimeve të bombave gjigante që kanë mundur të bien mbi të.

Zona ku është ndërtuar strehimorja ishte goditur rëndë gjatë majit të vitit 1941, me c’rast edhe njihet për sulmin “Greenock Blitz”. /Telegrafi/

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz