back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLista Serbe mund të mos marrë pjesë në votimin për demarkacionin, thotë...

Lista Serbe mund të mos marrë pjesë në votimin për demarkacionin, thotë Simiç

Të ngjajshme

U vetaksidentua me biçikletë, ndërron jetë një person në Prizren

Një mashkull, shtetas i Kosovës, ka ndërruar jetë pasi...

Ia vodhi babait mbi 24 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari në Shtime

Një person është arrestuar të martën për vjedhjen e...

Vajza sulmohet nga ariu në Mamushë, shpëton në momentin e fundit

Një vajzë në Mamushë, Kosovë, shpëtoi në momentin e...

Zelensky udhëton drejt Suedisë, për të përforcuar mbrojtjen e Ukrainës

Të paktën dy persona kanë vdekur në Kiev dhe...

Kryetari i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Slavko Simiç, ka thënë se deputetët serbë mund të „mos marrin pjesë në procesin e votimit të demarkacionit“.
Ai tha për Radion Evropa e Lirë se Lista Serbe „po vazhdon ta shqyrtojë mundësinë e pjesëmarrjes në votimin e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion“, megjithëse e cilësoi si „një proces të ndërlikuar por të rëndësishëm për qytetarët që jetojnë jo vetëm në Kosovë“.

Kuvendi i Kosovës, pritet që të votojë projekt ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, më 1 shtator, përkundër kundërshtimeve të fuqishme të partive politike opozitare.

“Deputetët serbë mund të mos marrin pjesë në këtë proces, sepse për votimin e këtij ligji janë të nevojshme dy të tretat e votave. Kuvendi i ka 120 deputetë prandaj janë të nevojshme 80 vota dhe ne ende po e shqyrtojmë mundësinë nëse do të marrim pjesë në një seancë të tillë”.

“Ne jemi të përqendruar në avancimin ekonomik dhe infrastrukturor të mjedisit tonë. Kjo është një temë që nuk na ngarkon së tepërmi dhe në një vit të fundit kemi qenë jashtë gjithë procesit të vendimit për këtë cështje të rëndësishme dhe me interes vital“, tha Simiç.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz