back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeSpitalet, shumë keq me pastërtinë shkaku i tenderit

Spitalet, shumë keq me pastërtinë shkaku i tenderit

Të ngjajshme

Trump: E anuluam takimin me Putinin, s’më dukej i duhur

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe shefi i NATO-s, Mark...

Murati kritikon opozitën për bllokadën e Planit të Rritjes së BE-së

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...

Diddy kërcënohet me thikë brenda burgut në New York?

Një moment i tmerrshëm thuhet se ka ndodhur pas...

Spitalet e Kosovës kanë probleme serioze sa i përket mirëmbajtjes së higjienës. OSHP-ja ka shpallur fituesit e tenderit për “Pastrimin e hapësirave spitalore”. Por SHSKUK-ja, e cila kishte shpallur tenderin, tashmë po kërkon që procedura të anulohet pasi nuk po arrin të sigurojë buxhet për t’i paguar fituesit e këtij tenderi. Për këtë rrezikon të gjobitet  

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) nuk po arrin dot t’i lidhë kontratat për pastrimin e hapësirave të spitaleve në kuadër të SHSKUK-së, të shpallura fituese nga OSHP-ja në tenderin prej 2.2 milionë eurosh.

Tenderin për pastrimin e hapësirave spitalore, sipas pjesëve të ndara, e kanë fituar katër kompani. Për Spitalin e Gjakovës fituese është shpallur kompania “Selmans Network”, për Spitalin e Gjilanit fituese është shpallur kompania “Krasniqi”, për Spitalin e Vushtrrisë kompani fituese është shpallur “Aroma”, kurse për Qendrën e Shëndetit Mendor në Shtime fituese është shpallur kompania pastruese “Schafeberger GMBH”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz