back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeASHNA certifikohet për shërbime të navigacionit ajror

ASHNA certifikohet për shërbime të navigacionit ajror

Të ngjajshme

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është certifikuar për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror.
Sipas një njoftimi për media, certifikimi është bërë nga ana e Autoritet të Aviacionit Civil të Kosovës (AACK), ku në një ceremoni solemne të mbajtur në ambientet e ASHNA-së, drejtori i AACK-së Dritan Gjonbalaj, i dorëzoi certifikatën e shërbimeve Drejtorit të ASHNA-së Bahri Nuredini.

Nuredini  ka thënë se gjatë këtij procesi si dhe AACK-në për bashkëpunim të shkëlqyer, theksoi se, “Procesi i certifikimit gjithsesi ka qenë një rrugëtim mjaft i gjatë dhe sfidues për te dyja organizatat tona, por përkushtimi i vazhdueshëm i stafit të të dyja Agjencive ka “kurorëzuar” këtë përpjekje madhore me certifikimin tonë si Ofrues i Shërbimeve të Navigacionit Ajror në Republikën e Kosovës”.

Ai më tej shtoj se ky proces i certifikimit do të ishte i pamundur pa ndihmën e pa kursyer të ish Bordit të Drejtorëve të ANP-Kontrolli Ajror “Adem Jashari”, tani Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Nga ana tjetër drejtori i AACK-së Dritan Gjonbalaj, e përgëzoi stafin e ASHNA-së për punën e bërë gjatë procesit të certifikimit, si dhe bashkëpunimin e ofruar nga ana e ASHNA-së në proceset e auditimit nga ana e stafit të AACK-së, ku edhe për këta të fundit shprehu një falënderim të veçantë duke e cilësuar si mjaft të suksesshme punën e tyre në këtë proces.

Procesi i certifikimit ka filluar në vitin 2013, kurse që nga koncesionimi i shërbimeve terminale në ANP e deri më tani, AACK ka bërë nëntë auditime në ASHNA.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz