BallinaLajmeVeturat do të vazhdojnë të pajisen me “tabela të letrës”!

Veturat do të vazhdojnë të pajisen me “tabela të letrës”!

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Veturat të cilat regjistrohen për herë të parë me tabela RKS në Kosovës do të vazhdojnë edhe më tej të pajisen me “tabela provuese” prej letre, pasi që nuk është nënshkruar kontrata me kompaninë fituese sot (e premte 19 gusht).

Për këtë pronarët e makinave janë detyruar të paguajnë nga 15 euro për tu pajisur me targa prej “letre”.

“G.S.G & KIG & KIG KGA”, është emri i kompanisë, e cila kishte fituar tenderin për furnizim me tabela të veturave. Por nënshkrimi i kontratës edhe pse është dashur të nënshkruhet më 19 gusht nuk do të ndodh për shkak se ka patur ankesa për përzgjedhjen e kompanisë fituese.

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë thënë se kontrata me kompaninë fituese nuk do të ndodh për shkak të ankesave, dhe se ata janë në proces të shqyrtimit të ankesave.

“Nuk do të do të nënshkruhet sot kontrata, pasi ka pasur ankesë dhe jemi në shqyrtimin e tyre”, është thënë në përgjigjet për Telegrafin nga Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz