back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Qytetarët vendosin vetë nëse protestojnë me 1 Shtator

Haradinaj: Qytetarët vendosin vetë nëse protestojnë me 1 Shtator

Të ngjajshme

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Gazeta e njohur online POLITICO i ka kushtuar një artikull të veçantë...

Rrëzohet helikopteri në Indonezi, katër të vdekur

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur rrënojat e një helikopteri...

Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes Barduanit dhe ambasadores greke

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot në...

OBSH: Pandemia e radhës mund të shpërthejë në çdo moment

“Pandemia e ardhshme mund të shpërthejë kudo dhe në...

Protesta e Vetëvendosjes, e paralajmëruar me datën 1 shtator, ende se ka përkrahjen e partive tjera opozitare. Së paku zyrtarisht dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma, nuk kanë dhënë shenja që do të marrin pjesë në këtë protestë.

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj i pyetur nga Botapress se përse nuk do të marrin pjesë në protestat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje me datën 1 shtator dhe a do të thotë kjo se AAK është pro Demarkacionit apo fjala është për inate politike ndaj Vetëvendosjes, Haradinaj tha se nuk kanë qenë të informuar për këto protesta e as pjesë e organizimit të tyre.

“Ne nuk kemi qenë pjesë e konsultave dhe nuk jemi pjesë e organizimit të këtyre protestave. Qytetarët vendosin vetë nëse do të marrin pjesë apo jo, por si parti politike nuk jemi pjesë e organizimit, dhe nuk ka të bëjë kjo as me inate as me qejfe të askujt. Ata që duan ta dijnë, e dinë se cili ka qenë dhe cili është angazhimi ynë për kundërshtimin e demarkacionit” ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz