back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeMinistri Hyseni: Që 11 muaj asnjë kosovar nuk i është bashkangjitur vatrave...

Ministri Hyseni: Që 11 muaj asnjë kosovar nuk i është bashkangjitur vatrave të luftës

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës në vazhdën e takimeve nëpër rajonet e Kosovës ka zhvilluar sot në Ferizaj një takim me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë së këtij rajoni.

Ministri Hyseni fillimisht theksoi se qëllimi i këtyre takimeve me këto forume po bëhet në mënyrë që të ndërmerret një fushatë proaktive në mënyrë që të punohet sa më shumë në parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e lypsarëve, sidomos të fëmijëve.

“Sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore gjendjen nuk e kemi të mirë dhe përveç ndërhyrjeve që bënë Policia e Kosovës ka nevojë për një angazhim të spektrit më të madh shoqëror, social dhe politik, në mënyrë që të gjitha shqetësimet për gjendjen reale ta përmirësohen”, tha ministri Hyseni.

Ndërsa sa i përket problemit të përdorimit të narkotikëve dhe drogës ministri Hyseni theksoi se kryesisht janë të përfshirë grup moshat shkollore dhe është duke marrë përmasa shqetësuese.

“Sa më shumë që fëmijët tanë marrin droga, aq më shumë pasurohen bosët e krimit dhe sa më të fortë bëhen bosët e krimit aq më shumë dobësohet shteti dhe për këtë është e nevojshme që ne bashkërisht të punojmë në parandalimin e konsumit të drogave në mënyrë që Policia e Kosovës të merret vetëm me personat që trafikojnë drogë”- theksoi ministri Hyseni.

Sa i përket radikalizmit të dhunshëm që shpi në terrorizëm, ministri Hyseni tha se në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës, që 11 muaj nuk kemi të regjistruar raste të shkuarjes së qytetarëve tanë në vatra të krizave. Parandalimi i këtij fenomeni është bërë falë bashkëpunimit që kemi bërë bashkërisht edhe ju anëtarët e këshillave të sigurisë dhe miratimin të ligjit kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja.

Situata e përgjithshme e sigurinë në rajonin e Ferizajt u vlerësua shumë e mirë dhe u konstatua se në bazë të takimeve me këshillat komunale për siguri është bërë një punë shumë e mirë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpi në terrorizëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz