back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeOSBE trajnon pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri (Foto)

OSBE trajnon pjesëtarët e Policisë së Kosovës në veri (Foto)

Të ngjajshme

Banda e Radoiçiqit terrorizoi stadiumin në ndeshjen me Anglinë, shumica të kërkuar për Banjskën

Pesë pjesëtarë të bandës së kryeterroristit Milan Radoiçiq janë...

Çfarë ndodhi në Poloni?

– Gjatë natës, një “numër i madh” dronësh rusë...

Dronët rus në Poloni/ Vjen reagim i ashpër nga kryeministri polak

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, deklaroi sot se NATO...

Një trajnim pesë-javor i organizuar nga Misioni i OSBE-së për 36 policë të Njësive për Reagim të Shpejtë të Policisë së Kosovës nga Mitrovica e Veriut me temë teknikat e arrestimit dhe vetë-mbrojtjes duke respektuar të drejtat e njeriut ka përfunduar me 19 gusht 2016 në Vushtrri.

Duke u fokusuar në rolin e policëve për reagim të shpejtë si reagues të parë në situata që kërkojnë intervenim të policisë, pjesëmarrësit u trajnuan se si të përdorin mjete policore si Tonfa –  mjet që përdoret për të kryer arrestime dhe për tu vetë-mbrojtur; dhe si të përdorin forcën duke mos shkelur të drejtat e njeriut në ato situata. Dy fazat e kursit, secili nga dy javë, u pasuan me një kurs një-javor trajnimi për trajnerë për 11 nga pjesëmarrësit për t’i pajisur ata me shkathtësitë e nevojshme në mënyrë që ata pastaj të ndajnë njohuritë me kolegët e tyre.

“Pajisjet e duhura dhe trajnimet janë dy elemente vendimtare që i ndihmojnë policisë të bëjë punë efektive,” tha Ake Roghe, Drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në Misionin e OSBE-së në Kosovë. “Duke ditur si ta përdorin Tonfën, policët e njësive për reagim të shpejtë – të vetmit që janë të pajisur me këtë mjet – mund të bëjnë arrestime në mënyrë më efektive, duke siguruar siguri maksimale për personin e arrestuar, dhe të neutralizojnë rrezikun për policin, kolegët e tij apo të saj, dhe të tjerët.”

“Me efikasitet të shtuar në përdorimin e pajisjeve policore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut gjatë intervenimit të policisë, si dhe me shpërndarje të gjerë të njohurive të marra gjatë trajnimit në mesin e policëve përmes trajnerëve të rinj, besojmë se kontributi ynë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e sigurisë publike për të gjitha komunitetet në Kosovë,” tha Roghe.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, si dhe demokratizimine zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni rregullisht ofron trajnime të avancuara dhe të specializuara, si dhe këshilla për agjencitë për zbatim të ligjit për të përmirësuar më tej kapacitetet e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz