back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeShumë zhurmë për konkursin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Shumë zhurmë për konkursin e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Të ngjajshme

Shtufi: 3-4 mijë shqiptarë në Zvicër janë milionerë

Publicisti, Pal Shtufi ka ndarë një statistikë interesante gjatë...

Policia jep detaje rreth aksidentit të rëndë autobus-veturë në Klinë

Mëngjesin e sotëm ndodhi një aksident i rëndë trafiku...

Dy rrugët për konstituimin e Kuvendit, sipas Shalës

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka...

Një konkurs për pranimin e aktorëve rezidentë në teatrin Kombëtar të Kosovës, ka shkaktuar zhurmë të madhe, duke hedhur dyshime nga disa se audicioni për këtë konkurs është tepër formal, ndërsa pranimi do të bëhet nëpërmjet interferimeve politike. Po këtë gjë e kanë hedhur poshtë drejtuesit e TKK-së

Para një viti Shkelzen Veseli, Adrian Morina, Armend Ismajli, Armend Baloku, Ylber Bardhi, Teuta Krasniqi, Arta Selimi, Semira Latifi, Majlinda Kosumoviq dhe Albulena Kryeziu ishin aktorët e rinj që iu bashkuan Ansamblit Rezident të Teatrit Kombëtar të Kosovës, krahas atyre më të vjetërve që ishin gjithsej tetëmbëdhjetë. Aso kohe u bë e ditur se për këto dhjetë pozita kishin konkurruar rreth gjashtëdhjetë persona.

Kjo rritje e çoi numrin e aktorëve rezident të teatrit në njëzetë e tetë, por siç pati paralajmëruar edhe atë botë drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agon Myftari, për shkak të afrimit të pensionimit të shumë prej tyre, ky teatër ka hapur sërish një konkurs për aktorë rezident.

Burime të Gazetës Zëri brenda teatrit bëjnë të ditur se kësaj herë disa nga aktorët që kanë aplikuar janë Edona Reshitaj, Molikë Maxhuni, Gresa Pallaska, Naser Rafuna, Aurita Agushi, Labinot Lajçi, Shengyl Ismajli, Ard Islami, Dukagjin Podrimaj, Fiona Gllavica, e të tjerë.

E kontaktuar nga Zëri, Reshitaj tha se është përgatitur për audiconin e këtij konkursi dhe shpreson që gjithçka të shkoj shumë mirë.

“Po kam konkurruar këtë herë në konkursin për Ansambël të TKK-së. Herën e kaluar kam qenë në Amerikë dhe nuk kam pasur mundësi të konkurroj, kështu që si është hap konkursi jam interesuar për kushtet që kërkohen dhe rrjedhojën në përgjithësi. E kam plotësuar formularin me të gjitha dokumentet e nevojshme dhe ato shtesë. I plotësoj të gjitha kushtet e kërkuara dhe jam përgatitë edhe për audicion. Pres dhe uroj te shkoj çdo gjë siç është më së miri”, tha Reshitaj.

Kjo procedurë e punësimit në TKK nuk po kalon në heshtje as kësaj here. Qysh para mbajtës së audicioneve ka pasur akuza se ky konkurs është thjesht një formalitet dhe se ka emra tashmë të zgjedhur nga zyrtarët politik, që e kanë siguruar punësimin në TKK.

Aktori Avni Abazi, përmes një shkrimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka akuzuar drejtuesit e teatrit për konkurs te rrem, duke thënë se tashmë aktorët janë përzgjedhur.

“Të dashur kolegë aktorë, edhe ju si edhe unë keni dëgjuar për pesë emra që do te hynë në ansambël të TKK-së. Ata emra tani më fliten në çdo tavolinë tonën. Për shkak të korrektësisë, nuk dua t’ua përmendi emrat aktorëve, por më duhet të potencoj një gjë: ne jemi komunitet i vogël dhe secili e njeh secilin, e dimë se cili çfarë ka bërë, i dimë edhe klanet e grupet e interesit dhe të biznesit, prandaj të jeni të sigurt kolegë të dashur që ata emra që po lakohen nesër do të jenë në ansambël. Atyre urime nga tash, por që a ka ma fatkeqësi se sa të hysh në një audicion si aktor kur tash më veç e din që ti je i eliminuar?”, ka shkruar ndër të tjera Abazi.

“Unë i bëj thirrje Ambasadorit Britanik Ruairi O’Connell, që atë kontratë që dje e ka lidhë me Qeverinë e Kosovës për implementimin e punësimeve meritore ta nis me këtë ansambël në TKK. I beje thirrje Ministrisë se Kulturës dhe organeve përgjegjëse të mbikëqyrjes në Kosovë që ta anulojnë intervistimin e aktorëve dhe abuzimin me ta”, ka përfunduar ai.

I kontaktuar nga “Zëri”, Jeton Neziraj, Kryetar i Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka mohuar akuzat e Abazit duke thënë se janë veç arsyetime të aktorëve dembelë e të pa talentuar.

“Deri tash gjithçka ka ecë si duhet dhe jam i sigurt se me këtë ritëm edhe do të përmbyllet procesi. Ka aktorë të patalentuar e dembelë që cicërojnë në Facebook për ‘padrejtësitë’ që po u bëkan atyre por, si thonë, qentë lehin, karvani ecën”, ka thënë shkurt Neziraj.

Edhe njëra nga aktoret, emri i së cilës u apostrofua nga media të ndryshme, si “e pranuar automatikisht”, Shengyl Ismajli, i ka mohuar këto akuza duke i quajtur thashetheme.

“Aplikimi ka shkuar në mënyrë të rregullt me sa e di unë, a sa i përket kurdisjeve unë ide nuk kam se çka është duke ndodhur. Po natyrisht nuk e kam ndërmend me u marrë me këtë punë e me këto akuza, unë do të shkoj në audicion në orën e caktuar si gjithë të tjerët”, tha Ismajli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz