BallinaSportMKRS investon 300 mijë euro në renovimin e stadiumit në Ferizaj

MKRS investon 300 mijë euro në renovimin e stadiumit në Ferizaj

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Në kuadër të investimeve kapitale që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës sportive, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për “Renovimin e Stadiumit të futbollit në Ferizaj”, projekt me vlerë prej 400 mijë euro.

Në bazë të Memorandumit të nënshkruar, MKRS-ja investon mjete financiare në shumën prej 300 mijë euro, për vitin 2016 dhe 2017, ndërsa Komuna e Ferizajt, merr përsipër të investojë vlerën prej 100 mijë euro, në këtë periudhë dy vjeçare.

Ministri Kujtim Shala tha se memorandumi i nënshkruar sot mes MKRS-së dhe Komunës së Ferizajt, dëshmon përkushtimin e ministrisë për të investuar në sport nëpër tërë komunat e Kosovës, sidomos në përmirësimin e infrastrukturës, gjë e cila ua mundëson sportistëve të kenë hapësira të standardizuara për stërvitje dhe zhvillim të garave. Investimet e këtilla do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së sportit të Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen që po jep për investimet në sport. Ai u shpreh se ky investim në stadiumin e Ferizajt është jashtëzakonisht i rëndësishëm për futbollistët e Ferizajt, sepse ua mundëson sportistëve të garojnë dhe përmirësohen edhe më tej në kushte më të mira në një hapësirë tërësisht të renovuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz