BallinaSportLenjani me skuadër të re

Lenjani me skuadër të re

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Ermir Lenjani zgjedh destinacionin e tij për të ardhmen.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare do të qëndrojë në Ligue 1, por jo te Rennes ku u kthye këtë verë pas huazimit 1 vjeçar te Nantes , pasi do të veshë fanellën e Guingamp që më në fund merr përforcimin e shumëkërkuar në krahun e majtë të mbrojtjes.

Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja  L’Equipe qe shkruan se 27 vjeçari nga Prishtina pritet në Cotes d’Armor në Bretanjë ku do të firmosë një kontrate 3 vjeçare ndërsa Rennes që do të marrë për transferimin e tij shumën e 500 mijë eurove.

Për Lenjanin kjo është padyshim një zgjidhje e mirë duke qenë se nuk do të jetë më në huazim, por një blerje përfundimtare e Gungamp, çka do të thotë se mund të jetë më i qetë për sa i përket të ardhmes pasi gëzon besimin e Guingamp, diçka që duket se i mungonte te Rennes ku nuk ishte grumbulluar fare nga Christian Gourkuff për transfertën me Nice këtë të diel.

I huazuar te Nantes sezonin e kaluar Lenjani që numëron 21 prezenca dhe 3 gola me Kombëtaren Shqiptare do të shkojë kështu te një tjetër rival i Rennes, Gungamp ku trajneri Antoine Kombuare e vlerëson së tepërmi profilin e tij dhe është bindur përfundimisht se është ai futbollisti i duhur falë edhe performancave të mira të 27 vjeçarit me Shqipërinë në Europianin që u zhvillua këtë verë në Francë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz