BallinaLajmeLIVE – Majlinda Kelmendi arrin në Pejë (Video)

LIVE – Majlinda Kelmendi arrin në Pejë (Video)

Të ngjajshme

Majlinda Kelmendi pas pritjes madhështore në Prishtinë ka arritur në qytetin e lindjes, Pejë, ku e ka pritur në Hotel Dukadjini, kryetari i komunës  Gazmend Muhaxheri.

Fillimisht, xhudistja kosovare është pritur prej kryeministrit Isa Mustafa dhe disa ministrave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Më pas fituesja e medaljes së artë në Rio me anë të një autobusi të hapur ka bërë një shëtitje në kryeqytetin e Kosovës, transmeton Telegrafi.

sport

Pas pritjes madhështore dhe të ngrohtë në Prishtinë, Majlinda, Nora Gjakova dhe trajneri i tyre, Driton Kuka ishin nisur për në qytetin pejan, ku po i priste një atmosferë fantastike.

Kujtojmë se xhudistja kosovare ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios në kategorinë 52 kilogram pas triumfit ndaj italianes Odette Giufridda. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz