back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeKa apo nuk ka ekipe dezinfektimi në Hasanbeg!?

Ka apo nuk ka ekipe dezinfektimi në Hasanbeg!?

Të ngjajshme

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Haradinaj: S’do të ketë Qeveri pa AAK-në

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se Aleanca...

Se sa dezinfektues po qarkullojnë nëpër Hasanbeg nuk e din as koordinatori i shtabit të krizës për Hasanbegun, Safet Neziri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Nezirit nuk ka ndarje dhe padrejtësi në terren dhe ekipet punojnë pa hile.

“Sipas nevojës shtabi i krizës rregullisht mban mbledhje, dhe sipas nevojës ne do të duhet të angazhojmë edhe ekipe shtesë nga qendra e shëndetit publik që të mund të dezinfektohet, tash për momentin dezinfektimi është duke u zhvilluar me sukses. Nuk mund të flas për numër pasi që numri është variabël”, ka deklaruar për mediat Neziri.

Në kundërshtim me deklaratën e Nezirit, janë deklaratat e banorëve të Hasanbegut të cilët thonë që është dita e pestë që janë në pritje të ekipeve të dezinfektimit.

Banorët po ashtu kanë njoftuar që sot deri në orën 17 asnjë nga ekipet për dezinfektim nuk i ka vizituar./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz