Majlinda Kelmendi ka folur për mediat pas arritjes në Kosovë.
Ajo ka thënë se ndihet krenare që ka arritur të fiton medaljen e artë.
“Jam shumë e lumtur për këtë pritje kaq të madhe. Jam e lumtur që jam e para që e kam arritur këtë gjë”, tha Majlinda me të arritur në Kosovë.
Arrin në Kosovë kampionia olimpike
Krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Për ta pritur kampionen olimpike të Kosovës kishte dal ta pres edhe kryeministri kosovar, Isa Mustafa, i cili po shoqërohet edhe prej disa ministrave dhe zyrtarëve të kabinetit të tij.
Xhudistja pejane ka fituar medaljen e parë të artë në kategorinë 52 kilogram në sportin e xhudos, transmeton Telegrafi.
Kelmendi do të bëjë xhiro me autobus prej aeroportit deri në Prishtinë e më pastaj do të shkojë edhe në vendlindjes e saj në Pejë.
Majlinda i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës, duke triumfuar në finale kundër italianes, Odette Giuffrida. /Telegrafi/