back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaBotëNju Jork: Vritet një klerik mysliman dhe shoqëruesi i tij

Nju Jork: Vritet një klerik mysliman dhe shoqëruesi i tij

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Një klerik mysliman dhe shoqëruesi i tij janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur, derisa ata të dy largoheshin nga falja në një xhami në Kuins të Nju Jorkut.

Personi i armatosur u ishte afruar atyre nga prapa dhe i kishte qëlluar në kokë me të shtëna nga afër, dje pasdite sipas kohës lokale, ka njoftuar policia.

Policia ka thënë se nuk është arrestuar askush.

Motivi për këtë vrasje nuk është i njohur dhe nuk është zbuluar ndonjë dëshmi se të dy personat ishin cak i sulmit për shkak të fesë së tyre, tha një zëdhënëse e Policisë së Nju Jorkut.

Megjithatë, ajo ka theksuar se policia nuk e përjashton asnjë mundësi.

Personat e vrarë, të identifikuar si Imam Maulama Akonjee, 55 vjeçar, dhe Thara Uddin, (64), ishin të veshur me rroba religjioze në kohën kur janë qëlluar me armë, ka njoftuar policia.

Ata kanë vdekur pasi ishin dërguar në spital. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz