BallinaLajmeTahiri: Sot po fillon historia e bashkimit të urës së Mitrovicës

Tahiri: Sot po fillon historia e bashkimit të urës së Mitrovicës

Të ngjajshme

Për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës, Veiga golin ia dedikoi Thiago Silvas

Porto ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat...

Messi i zhgënjyer me anulimin e Finalissimas, e kishte një dëshirë

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka mbetur thellësisht i...

34 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh...

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve...

Lufta me Iranin: Kaq ka arritur çmimi i naftës

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent crude arriti në gati...

Ministrja Tahiri deklaroi se sot kanë filluar punimet për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër dhe se kjo është një datë e rëndësishme historike për shtetin e Kosovës sepse sot po fillon historia e bashkimit të urës pas gjashtëmbëdhjetë vjetëve që nga fundi i luftës.

Ministrja Tahiri uron gjithë qytetarët për këtë ngjarje të rëndësishme e cila do të bëjë urën një sinonim të lëvizjes së lirë të gjithë qytetarëve dhe automjeteve me një zhvillim sipas standardeve evropiane dhe ura e Ibrit do të jetë urë për bashkimin dhe bashkëpunimin mes qytetarëve dhe komuniteteve.
Që nga çlirimi i Kosovës pengesat dhe barrikadat mbi urën e lumit Ibër na kanë shqetësuar të gjithëve si institucionet shtetërore ashtu edhe qytetarët  e Kosovës, prej sot me vendosmërinë e Bashkimit Evropian ky problem po zgjidhet dhe më në fund ura do të jetë simbol ku njerëzit do të lëvizin lirshëm të pa penguar ashtu siç e kanë merituar në shtetin demokratik të Kosovës.
Me këtë rast, Qeveria e Kosovës i përgëzon edhe njëherë qytetarët e Mitrovicës për kujdesin e treguar gjatë kësaj kohe të bllokadës një vjeçare të mosfillimit të punimeve dhe në të njëjtën kohë po ashtu falënderojmë organet e sigurisë shtetërore të Kosovës, Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in për kontributin në ruajtjen e rendit dhe qetësisë, tha znj. Tahiri. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz