Galaxy Note 7 ka ekranin më të mirë që bart një telefon inteligjent i ditëve të sotme. Ky është konkluzioni i DisplayMate i cili njihet gjerësisht për testimet e hollësishme në telefonët më të fundit për të përcaktuar sesi krahasohen ekranet e tyre me modelet paraardhëse.
Ray Soneira, presidenti i DisplayMate, vazhdimisht teston me telefonët më të mirë në treg. Ai lavdëroi Note 7 duke e quajtur diçka nga e ardhmja e teknologjisë së ekraneve me këto fjalë:
“Që kur seritë Note janë lider në teknologjinë e ekraneve, Note 7 duhej të ishte quajtur Note 8 sepse është në një nivel me telefonin e ardhshëm Galaxy S8.”
Specifikisht, Soniera thotë se Note 7 ka ekranin më të shndritshëm me mbi 1000 nit dhe përmban një varietet të gjërë ngjyrash të sakta. Reflektimi i ekranit është ndër më të ulëtit me vetëm 4.6 %. Kjo e kombinuar me kontrastin dhe shkëlqimin e lartë dhe sensorët e dritës së ambjentit prodhojnë një nga ekranet më cilësore për përdorim në kushte me dritë të fortë.
Raporti citon se performanca e fuqishme e ekraneve OLED të Samsung mund të shtyjë Apple të kalojë në këtë teknologji në 2017-tën. Sfida është e madhe sepse Apple shet mbi 200 milion telefon çdo ditë dhe do të ishte shumë e vështirë të prodhoheshin ekrane AMOLED të cilësisë së lartë. (PCWorld Albanian)