BallinaSportReal Madridi “pushton” sërish Evropën (VIDEO)

Real Madridi “pushton” sërish Evropën (VIDEO)

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane, ka arritur të “pushtojë” sërish Evropën, duke mundur Sevillën me rezultat 3:2 në finalen e zhvilluar në Norvegji.

Real Madridi në këtë ndeshje u paraqit me shumë mungesa, përfshirë edhe BBC-në.

Por, edhe përkundër mungesave, “mbretërit” e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi me anë të Asensio, që shënoi një gol të bukur në minutën e 21’.

Sevilla arriti të rikthehet në lojë, duke përmbysur rezultatin.

Fillimisht në minutën e 41’, barazoi Vazquez, ndërsa në minutën e 72’, Konoplyanka shënoi nga penalltia për 1:2.

Kur po pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit, Sergio Ramos doli në skenë për të shpëtuar Realin, duke shënuar në minutën e 93’ për 2:2.

Goli i Ramosit, dërgoi skuadra në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Në minutat e fundit të pjesës së dytë të vazhdimeve, Reali arriti të shënoi golin e tretë dhe të fitores, me anë të mbrojtësit Carvajal.

Ky është titulli i tretë i Superkupës së Evropës për Real Madridin.

https://www.dailymotion.com/video/x4honcc_real-madrid-3-2-sevilla-hd-all-goals-full-highlights-uefa-super-cup-09-08-2016-hd_sport

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz