back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeGrupi i ekspertëve: Demarkacioni një mashtrim total

Grupi i ekspertëve: Demarkacioni një mashtrim total

Të ngjajshme

Dogana në aksion, cak barnatoret në Pejë dhe Gjakovë

Dogana e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kontrolli...

Nën kërcënimin e thikës grabiten para nga një këmbimore në Pejë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Dy...

Rrënqethëse: Londrimi e Klodi i bëjnë dhuratë figura që i kujtojnë Elijonës nënën dhe motrën

Elijona festoi ditëlindjen në një ambient magjik brenda shtëpisë...

Grupi i ekspertëve të pavarur i përbërë nga Përparim Ameti, Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi ka reaguar pas konferencës për media të Komisionit shtetëror në lidhje me Demarkacionin.

Ky grup i ekspertëve me anë të një postimi në ‘Facebook’, shkruar se Demarkacioni është një mashtrim që po i bëhet Kosovës për vijën kufitare me Malin e Zi.

Ata thonë se komisioni nuk ka ofruar fakte të reja siç ata kishin paralarmëruar./ZËRI

Për më shumë lexoni reagimin e tyre:

DEMARKACIONI NJË MASHTRIM TOTAL

Me vëmendje përcollëm konferencën për media të Komisionit shtetëror dhe me keqardhje ju informojmë që ky është një mashtrim që po i bëhet Kosovës për vijën kufitare me Malin e Zi.

Gjatë debatit të 3 Gushtit 2016, nuk patëm përgjigje në lidhje me kadastrën e Malit të Zi përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën. Edhe sot asnjë parcelë kadastrale nuk u prezantua përgjatë gjithë vijës kufitare dhe se prezantimi i njëanshëm nuk ishte asgjë tjetër, përpos një tentimi për të mbuluar mos argumentimin e demarkacionit dhe manipulimet që janë bërë më te si proces.

Prezantimi i komisionit nuk ofroi fakte të reja siç ata kishin paralajmëruar, por u konfirmua ajo që ekspertet e pavarur dëshmuan me 3 Gusht 2016. Andaj ne ju sigurojmë që Mali i Zi, nuk ka dëshmi kadastrale përgjatë gjithë vijës kufitare me Kosovën dhe se nuk është e kuptueshme përcaktimi i një vije kufitare të ndryshme nga ajo e kushtetutës se vitit 1974.

Në momentin e duhur, grupi i ekspertëve të pavarur, do të thërras konference për media dhe do të dëshmoj që ky demarkacion është totalisht jo i rregullt, i pa argumentuar dhe i dëmshëm për Kosovën.

Të Fundit

Sport

ShowBiz