back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaBotëNë Stamboll u mbajt mitingu më i madh i demokracisë turke

Në Stamboll u mbajt mitingu më i madh i demokracisë turke

Të ngjajshme

WhatsApp tani të ofron tre mundësi të reja për thirrjet

WhatsApp po prezanton disa veçori të reja për thirrjet....

Opel Astra është ridizajnuar, një ndryshim i madh i pamjes

Opel do të lançojë një Astra të rifreskuar plotësisht....

Në lagjen Yenikapi të Stambollit u mbajt mitingu kolosal i Demokracisë dhe Dëshmorëve, me një pjesëmarrje të paparë deri në historinë e demokracisë turke. Ky është tubimi final i rojës së demokracisë, që populli turk vijon prej 24 ditësh që nga tentativa për grusht shteti nga organizata terroriste guleniste (FETO) më 15 korrik.

Uniteti dhe solidariteti kundër grushtit të shtetit është mesazhi kryesor i mitingut, ku morën pjesë miliona persona. Në muret e stacionit të metrosë në Yenikapi janë vendosur fotografitë e 239 dëshmorëve, që ranë në mbrojtje të demokracisë dhe të vullnetit të popullit natën e tentativës për grusht shteti. Pjesëmarrës në këtë miting historik, që u realizua nën kujdesin e Presidencës së Republikës së Turqisë, ishin gjithashtu Kryeministri Binali Yildirim, lideri i Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Kiliçdaroglu dhe kryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli. I pranishëm në platformën e sheshit të mitingut është edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Hulusi Akar, bashkë me të gjithë gjeneralët e tjerë të zinxhirit komandues.

( /Trt/ Drenica Press)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz