back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmePolicia vazhdon me suksese, anti-droga asgjëson bimë narkotike në kufi me Serbinë...

Policia vazhdon me suksese, anti-droga asgjëson bimë narkotike në kufi me Serbinë (Video)

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Njësiti anti-drogë i Policisë së Kosovës është duke treguar suksese të mëdha në asgjësimin e lëndëve narkotike. Në vazhdën e luftimit të kësaj dukurie, ky njësit ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, respektivisht në fshatin Keqekollë ku edhe ka bërë asgjësimin e 130 bimëve narkotike.

Poashtu, anti-droga pas një pune operativo-hetimore si dhe informacioneve të pranuara nga burimet në teren ka bastisur shtëpinë dhe pronën e një personi të dyshuar në qytetin e Pejës.

Gjatë bastisjes brenda shtëpisë janë zbuluar dy laboratorë të brendshëm të sofistikuar për prodhimin e bimës se llojit Kanabis Sativa i pajisur edhe me sistem të nxehjes, ftohjes, ndriçimit, ventilimit ujitjes etj. Bastisja ka rezultuar edhe me gjetjen edhe një revolje.

Vlen të theksohet se ky Njësit ka marrë lëvdata edhe nga ndërkombëtarët për suksese në luftimin e dukurive negative që ndodhin në Kosovë. /Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz