BallinaLajmeGP i AAK-së dënon sulmin e mbrëmshëm, kritikon shtetin për paaftësi

GP i AAK-së dënon sulmin e mbrëmshëm, kritikon shtetin për paaftësi

Të ngjajshme

SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anijesh në Hormuz

Shtetet e Bashkuara janë afër prezantimit të një koalicioni...

Ambasada gjermane: Institucionet të respektojnë vendimin e Kushtetueses, sapo ai të merret

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka kërkuar nga përfaqësuesit...

Rasti i 15-vjeçarit nga Tetova: Familja shpalos versionin e saj, demanton MPB-në

Rasti i një 15-vjeçari nga rrethina e Tetovës, i...

Izraeli: E kemi shkatërruar aeroplanin e Khameneit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretendojnë se kanë shkatërruar aeroplanin...

Grupi parlamentar i AAK-së, përmes një reagimi dërguar mediave, ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm me mjet shpërthyes ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ky grup thotë se ngjarja e mbrëmshme është akt i papranueshëm, ndërsa ka shprehur indinjatën dhe ka kërkuar që të reagohet me shpejtësinë e dritës në zbardhjen e rastit të mbrëmshëm.

“Aktet e tilla të shëmtuara nuk e ndihmojnë aspak Kosovën në rrugën e saj për zhvillim e forcim të qenies se saj. Jemi në situatë kur e gjithë bota po përballet me të keqen dhe nuk duhet lejuar që ajo të depërtojë edhe në Kosovë. Kjo ngjarje e ka nxjerrë “lakuriq” edhe njëherë shtetin, i cili është i paaftë për të reaguar me kohë… Kur e tërë bota demokratike është në luftë, sa fizike po aq psikike, me të keqen që quhet terrorizëm, institucionet e shtetit tonë e kanë komoditetin të sillen sikur nuk po ndodhë asgjë për rreth nesh”, thuhet në reagimin e GP të AAK-së.

Sipas Grupit Parlamentar të AAK-së, “ata që mbrëmë e kanë shkaktuar rrezikun për diçka më keq, duhet të arrestohen sa ma parë, e të dalin para drejtësisë”.

“Falë zotit që nga ky akt i paprecedentë nuk ka pasoja në njerëz. Kosova është e jona dhe duhet të gjithë të kujdesemi për të”, përfundon reagimi i Grupit Parlamentar të AAK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz