BallinaTeknologjiKëta kompjuterë janë e ardhmja e teknologjisë

Këta kompjuterë janë e ardhmja e teknologjisë

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Është vënë në punë një kompjuter kuantik që mund të zgjidhë probleme matematikore dhe algoritma, një hap ky që do e drejtojë teknologjinë kompjuterike drejt një epoke më të shpejtë.

Kompjuteri është ndërtuar nga Universiteti i Maryland, duke përdorur vetëm pesë atome të ngarkuar elektrikisht apo jone, të cilët zëvendësuan vendin normal të biteve. Për shkak se jonet mund të eksitohen në më shumë se një gjendje në të njëjtën kohë, ata sigurojnë një kapacitet më të madh proçesimi sesa bitet tradicionale te kompjuterëve.

Kompjuterët konvencionalë të ndërtuar deri tani përdorin vargje të gjata të zerove dhe njëshave për të paraqitur gjendjet “hapur” ose “mbyllur”, në kontrast me këto kuantikë ku njësia “qubit” mund të bëhet zero, një ose kombinim i të dyve njëkohësisht.

Shkencëtarët ishin në gjendje të zhvillonin në të programe të cilat do të ishin të pamundura ose shumë të vështira për tu zgjidhur në një kompjuter tradicional. Llogaritjet e gjata dhe me shumë hapa në këto të vjetrit përkthehen vetëm në një fraksion sekonde punë tek kompjuterët kuantikë.

Profesori i fizikës kuantike, Christopher Monrow, i cili drejtoi edhe punën shkencorë të skuadrës, tha: “Shumë pak njerëz e dinë që telefoni i tyre po punon në nivele të fizikës kuantike. Eksperimenti ynë i sjell bitet kuantikë në gjendjen e një funksioni që do të programojë software-t e ardhshëm .”

krokodili.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz