BallinaTeknologjiXiaomi hyn në tregun e laptopëve

Xiaomi hyn në tregun e laptopëve

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Gjiganti harduerik Kinez Xiaomi tashmë prodhon smartphone, TV, dhe gjurmues fitness-i. Tani kërkon të hyjë dhe në tregun laptopëve me Mi Notebook Air.

Laptopi i ri nuk tingëllon vetëm si MacBook Air, ai gjithashtu mbart një ngjashmëri të habitshme me këtë të fundit. Por Xiaomi thotë se versioni 13.3-inch i produktit të tij të ri është 13 për qind më i hollë se notebook popullor i Apple, dhe 11 për qind më i vogël në përgjithësi.

Laptopi vjen me Windows 10 dhe përmban një proçesor Intel Core i5-6200U 2.7 GHz, 8GB RAM, një karë grafike të dedikuar Nvidia GeForce 940MX dhe SSD 256GB. Sjell një ekran Full HD dhe një tastierë të plotë me taste me drita të veçanta.

Mi-Notebook-Air-hed-796x398

Është në dispozicion në ngjyrat ari dhe argjendi, dhe trupi i gjithi prej metali peshon 2.82 £ (1.28kg) dhe Xiaomi thotë se është në gjendje të rrijë ndezur deri në 9,5 orë me një karikim të vetëm. Mund ta karikoni atë nëpërmjet portës USB Type-C e cila për 30 minuta mbush me energji laptopin deri në 50%. Ka edhe HDMI dhe USB 3.0.

Ju gjithashtu mund të zgjedhni versionin më të vogël 12.5-inç që peshon 1 kg, i cili është në gjendje të mbajë rreth 11.5 orë karikim. Ky variant vjen me një procesor Intel Core M3, kartë grafikë të integruar, 4GB RAM dhe një SSD 128GB.

Versioni 13-inch i laptopit do të kushtojë 4,999 juan (750), ndërsa versioni 12.5-inch do të jetë në dispozicion për 3,499 juan ($ 525).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz