Deputeti nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë Kuvendit të Kosovës. Në reagimin e deputetit Haradinajt në rrjetin social facebook shkruan:
“Nëse vërtetë është gjuajtur Kuvendi i Kosovës siç po raportohet, ai është sulm mbi mua dhe gjithë ata që votuan për mua. Kjo duhet zbardhur urgjentisht pasi duket hapur se dikujt i nevojitet destabiliteti i këtij vendi, nëse janë të Kosovës duhet ta kuptojnë që kjo do të ndëshkohet herët a vonë”, ka shkruar Haradinaj.