back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNgritet aktakuzë edhe kundër një kryetari të PDK‘së

Ngritet aktakuzë edhe kundër një kryetari të PDK‘së

Të ngjajshme

Iu mbyll llogaria, menaxhmenti i Elijones jep lajmin e papritur

Menaxhmenti i Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova,...

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Pejë për rastin “Klina”.

Aktakuza është ngritur nga një Prokuror i EULEX’it në Prokurorinë Speciale të Kosovës, i cili e ka hetuar rastin.

Burime të Gazetës Express të afërta me Prokurorinë bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Kryetarin e Komunës se Klinës, Sokol Bashotën, dhe disa zyrtarë të lartë komunal.

Gazeta ka provuar të kontaktojë më Kryetarin Bashota, po ai e ka të fikur telefonin.

Në komunikatën e Prokurorisë thuhet se katër të pandehurit akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje kjo nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në bashkëkryerje sipas nenit 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Përveç kësaj, dy nga të pandehurit akuzohen edhe për veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë, të hyrave/të ardhurave, dhuratave, dobive materiale të tjera ose detyrimeve financiare, shkelje kjo nga neni 437 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz