back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeLDK e quan Dardan Sejdiun histerik dhe të sëmurë

LDK e quan Dardan Sejdiun histerik dhe të sëmurë

Të ngjajshme

Iu mbyll llogaria, menaxhmenti i Elijones jep lajmin e papritur

Menaxhmenti i Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova,...

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur Dardan Sejdiun, nënkryetar histerik, pasi që sipas tyre ai së bashku me shefin e tij Shpendi Ahmetin mban përgjegjësi për humbje të jetëve të pafajshme dhe plagosjen e 50 njerëzve në Prishtinë për shkak të keqmenaxhimit të kryeqytetit, ishte sot në krye të një proteste anakronike në Prishtinë.

“Dardan Sejdiu, në vend që të përpiqet të imitoj emnakun e tij i cili nxirrte njerëz nga makinat (Molliqaj), e ka për detyrë që të merret me shmangien e rrezikut evident për banorët e lagjes Dodona nga rrëshqitja e asfaltit korruptiv që e kanë shtruar para pak muajve, të merret me rregullimin e kanalizimeve nëpër Prishtinë, të cilën e ka vërshuar uji tre herë vetëm gjatë muajit të kaluar, të heq dorë nga korrupsioni në të cilin ai është i invovluar direkt, të largojë nga komuna njerëzit e inkriminuar një pjesë të të cilëve edhe sot i ka nxjerrë në protestë, e të cilët përbëjnë rrezik për jetën e policëve dhe qytetarëve të tjerë të vendit”, thuhet në komunikatën e LDK-së, dërguar medieve.

Më tej LDK ka theksuar se synimi i Sejdiut dhe shefit të tij në Prishtinë është që të krijojnë sa më shumë kaos lidhur me tema nacionale në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë për dështimin e plotë të tyre në qeverisjen lokale.

“Andaj, ftojmë qytetarët e Prishtinës që të mos shqetësohen nga klithmat e histerikut Dardan Sejdiu, i cili edhe për shkak të kaluarës familjare, menaxhimit aktual kriminal në krye të Prishtinës, si dhe pjesëmarrjes direkte në sulmet me molotovë mbi jetën e policëve, nuk ka kredibilitet që të flasë as për tema komunale se lëre më nacionale.

Dardan Sejdiu, i cili është viktimë e ambicieve të tij të sëmura dhe keqpërdorimit të pafre të Lëvizjes Vetëvendosje, mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo zhvillim që do të ndodh nëpër protestat e paralajmëruara nga VV dhe për të cilët ai dhe grupi i tij kriminal do të mbajnë përgjegjësi ligjore”, thuhet në fund të komunikatës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz