back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeDhurata Hoxha ndau certifikatat për 14 kandidatë të cilët kanë dhënë provimin...

Dhurata Hoxha ndau certifikatat për 14 kandidatë të cilët kanë dhënë provimin për Përmbarues Privat

Të ngjajshme

Ndiheni të lodhur edhe kur nuk bëni asgjë? Ja arsyeja

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke...

“Benita i gjuhet me dy duart” – Londrimi flet për relacionin e saj me Klodin

Trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ka qenë temë diskutimi sonte në prime. Një...

Pse Interi po heziton në shitjen e Luis Henriques?

Raportimet të hënën thonë se klubi i Premierligës, AFC...

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ndau certifikatat pёr 14 kandidatët tё cilët e kanë kryer me sukses provimin pёr Përmbarues Privat. Më poshtë gjeni fjalimin e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha me rastin e ndarjes së certifikatave për Përmbaruesit Privat të cilët kanë kaluar me sukses provimin.

“Në radhë të parë me lejoni të ju uroj për suksesin të cilin e keni arritur në provimin për Përmbarues Privat.

Sot, është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për  Ministrinë e Drejtësisë, por për të gjithë sistemin e drejtësisë në Kosovë, ku hap pas hapi jemi duke konsoliduar kornizën institucionale të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Me themelimin e Institutit të Përmbarimit Privat, Republika e Kosovës ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në sferën e sundimit të Ligjit, me ç’rast kreditorëve ju është rritur siguria juridike lidhur me obligimet e debitorëve ndaj tyre.

Unë, si Ministre e Drejtësisë, do të jem e përkushtuar veçanërisht për Përmbarimin Privat, andaj, kërkoj nga ju që të vazhdoni edhe më tej me përgatitjen tuaj profesionale, për të ushtruar profesionin e denjë të përmbaruesit privat.

JU, Përmbaruesit Privat me kontributin tuaj do të ndihmoni në zvogëlimin e lëndëve në gjykatat e Republikës së Kosovës, pasi që gjysma e lëndëve kanë të bëjnë me ekzekutimin e tyre dhe mbi të gjitha, qytetarëve të Republikës së Kosovës do tu mundësohet qasja më e lehtë dhe më e shpejt në drejtësi.

Duke vlerësuar punën e palodhshme të komisionit për dhënien e provimit për Përmbarues Privat, kërkoj që edhe më tej  komisioni  të vazhdoj me përzgjedhjen e kandidatëve të rinj, çdo herë duke respektuar procedurat ligjore.

Kërkoj nga ju si dhe nga përmbaruesit tjerë që çdo herë të veproni në harmoni me Ligjin dhe aktet tjera nënligjore si dhe etikën profesionale.

Krejt në fund, ju uroj shëndet, punë të mbarë dhe gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz