BallinaJetëTani keni një arsye më shumë për të konsumuar vetëm ushqime të...

Tani keni një arsye më shumë për të konsumuar vetëm ushqime të cilat i përgatitni në shtëpi!

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Tani keni edhe një arsye tjetër për të shmangur ngrënien e hamburgerëve dhe patateve të fërguara, pasi që ato e rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit.

Pra, përpiquni të hani më shumë ushqime të përgatitura në shtëpi nëse dëshironi t’i humbni ato kile ekstra rreth belit, pasi që shtimi i peshës është ndër shkaktarët kryesorë të zhvillimit të tipit 2 të diabetit, transmeton Telegrafi.

Individët që zakonisht hanë jashtë, do të thotë ushqime të shpejta, priren të zhvillojnë tipin 2 të diabetit, thonë hulumtuesit.

Shqetësimet janë rritur se njerëzit kanë dieta të cilat janë të pasura me energji, por relativisht të varfra me vlera ushqyese – e kjo shpinë në shtimin e peshës, gjë e cila ndërlidhet me rritjen e rrezikut të diabetit.

Studimi ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë 5-7 shujta të darkës, e të përgatitura në shtëpi gjatë një periudhës një javore, kishin pasur 15 për qind rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2, sesa ata që kishin konsumuar vetëm dy shujta të tilla ose më pak gjatë një jave.

Zvogëlim i vogël, por i rëndësishëm i rrezikut të këtij diabeti, ishte shfaqur edhe tek personat që kishin konsumuar shujta në mesditë të përgatitura në shtëpi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz