BallinaJetëKurioziteteMuzikantja gjen violinën e saj 200 mijë dollarëshe (Foto)

Muzikantja gjen violinën e saj 200 mijë dollarëshe (Foto)

Të ngjajshme

Lukaku mund të rikthehet në Premierligë, Napoli ia cakton çmimin prej 20 milionë eurove

Romelu Lukaku mund të rikthehet në Premierligë këtë verë,...

Bedri Hamza sërish kandidat për kryeministër

Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Bedri Hamza do të...

Një muzikante profesioniste ka gjetur violinën e saj të shekullit të XVIII, pasi një hajdut u përpoq ta mbajë peng për 50 dollarë.

57-vjeçarja Krysia Osostowicz, e kishte violinën 200 mijë dollarëshe me vete gjatë një performance në “Radio 3” të martën në mbrëmje, kur ia rrëmbyen teksa po kthehej në shtëpi.

Violina u zhduk në sekonda, kur Krysia e la atë teksa po zhbllokonte biçikletën e saj në një stacion në Brixton. Menjëherë ajo ka nisur kërkimet, pasi ishte e sigurt se violina e saj do të ishte në ndonjë dyqan për t’u shitur.

Por të enjten në mëngjes, pas 36 orësh kërkimesh, ajo mori një telefonatë nga “Cash Converters”, pasi një grua kishte tentuar ta mbante peng instrumentin.

Vlera ishte 400 herë më pas se sa ajo realja. Ndërkohë gruaja që kishte vjedhur violinën u arrestua nga policia vendase.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz