BallinaLajmeKuçi takoi shefin e Zyrës Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Amerikane, Steve...

Kuçi takoi shefin e Zyrës Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Amerikane, Steve Banks

Të ngjajshme

Policia ndan video sensibilizuese për krimet mjedisore: S’mund të mbijetojmë pa natyrën

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit...

Punëtorët e “Prishtina Parking” protestojnë, por çfarë u paralajmërua tutje?

Punëtorët e “Prishtina Parking” kanë protestuar për të kërkuar...

Dy kandidatë kanë aplikuar për postin e kryetarit të KRRE-së

Aco Ristov dhe Shamil Rexhepi janë dy kandidatët që...

Keq për Blutë e Londrës, Reece James mungon ndaj PSG-së

Skuadra e Chelseat sot ka marrë një lajm aspak...

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim shefin e Zyrës Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Steve Banks.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kuçi dhe z. Banks, diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën.

Zëvendëskryeministri Kuçi, e njoftoi për progresin e arritur në proceset eurointegruese, për punët që po bëhen për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Kuçi dhe shefi i Zyrës Politike dhe Ekonomike, Banks, konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ambasadës Amerikane dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushat e interesit të përbashkët, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz