back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeVALA DEL ME PARALLOGARI, VIBER I HOQI MBI 60 MILIONË EURO

VALA DEL ME PARALLOGARI, VIBER I HOQI MBI 60 MILIONË EURO

Të ngjajshme

E vendosën këtë tabelë, në Gjermani, vetëm në 13 vende, a e dini kuptimin e saj?

Shenja më e rrallë rrugore në Gjermani është vendosur...

Ilir Murtezaj ia dorëzon postin e drejtorit të ATK-së Mentor Hysenit

Në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) sot është mbajtur...

Bajrami: Kosova ka të drejtë të monitorojë proceset në Hagë, s’është ndërhyrje

Profesori universitar, Arsim Bajrami, ka thënë se Kosova ka...

Pas publikimit të bilancit të operatorëve mobil në Shqipëri, të cilëve fitimet nga 100 u kanë rënë në 4-5 milionë euro edhe Vala ka dalë më një parallogari e cila nuk është përfundimtare.  Rreth 60 milionë euro kompania nuk është duke i arkëtuar për shkak të Viber-it dhe aplikacioneve të tjera falas.

Operatori publik në vend, Telekomi i Kosovës ka nxjerrë një parallogari lidhur më efektin që ka pasur mbi të hyrat dhe fitimet përdorimi masiv i Viber-it dhe aplikacioneve të tjera falas nga ana e klientëve të kësaj kompanie. Nga shifra e cila edhe pse nuk është përfundimtare del se i janë marrë operatorit publik nga të hyrat që i ka pasur më herët mbi 60 milionë euro.

Shifra është bërë publike nga Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

“ Dëmi i drejtëpërdrejt i Viber-it që ka shkaktuar në thirrjet e brendshme është diku rreth 3 milionë minuta në ditë – kjo brenda Kosovës, ndërsa te thirrjet ndërkombëtare llogaritet që në muaj Viber na heq neve 120 mijë minuta. Nëse minutat e brendshëm i llogarisim me nje çmim minimal prej 5 centësh, dalin rreth 4.5 milionë euro në muaj apo 54 milionë euro në vit, ndërsa nëse thirrjet e jashtme mund të llogariten me 10 cent për minutë – dalin nga 5 deri në 7 milionë euro në vit. Janë mbi 60 milionë euro në vit”, tha për Rtklive Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Vala, Agron Mustafa.

Sipas tij, këto zhvillime teknologjike kanë edhe pjesën e vet të errët, e cila lirshëm mund të quhet jokorrekte në raport me Telekomin e Kosovës dhe operatorin apo operatorët  e tjerë,

“ Viber-i shfrytëzon infrastrukturën tonë për të dërguar sms pranues për të hapur llogarinë dhe kjo llogari funksionon duke u bazuar në numrin tonë. Ne kemi investuar miliona euro, por nuk marrim asgjë. Kush mund të thotë se kjo është në rregull”, thekson tutje Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa duke shtuar se kjo nuk duhet  të kuptohet që ai është kundër zhvillimeve teknologjike, por që secili në bazë të marrëveshjeve të paguhet për pjesën që i takon.

Dje operatorët e telefonisë mobile në Shqipëri, Vodafone, AMC, Egel Mobile publikuan statistikat ku evidentohej rënia drastike e qarkullimit dhe fitimit. Nga 100 milionë euro që fitonin dy operatorët kryesorë në Shqipëri para disa vitesh, Vodafone dhe AMC, tani mezi arrijnë të fitojnë nga 4-5 milionë euro, për shkak të përdorimit të aplikacioneve që mundësojnë biseda dhe sms falas. Edhe Telekomi i Kosovës, dikur kishte të hyra prej mbi 150 milionë eurove dhe fitime prej 60 milionë ndërsa i gjithë tregu i telefonisë mobile pati arritur shifrën e 200 milionë eurove. Tani tregu mezi arrin në 120 milionë euro, megjithëse ka tendenca pozitive për ndaljen e rënies./rtklive.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz