back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaBotëKëta janë 10 “përbindëshat” më vdekjeprurës të ushtrisë ruse (foto)

Këta janë 10 “përbindëshat” më vdekjeprurës të ushtrisë ruse (foto)

Të ngjajshme

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia...

Kryebashkiaku i Rrogozhinës në Shqipëri dënohet me 1 vit burg

Apeli i GJKKO ka konfirmuar dënimin me 1 vit...

Policia paralajmëron javë të rreptë për kamionët e autobusët në trafik

Në kuadër të aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026 duke...

Osmani uron kryeministren e Japonisë për fitoren në zgjedhje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar...

Me një kosto prej 70 miliardë dollarësh në vit, Rusia ka buxhetin e tretë më të madh në botë për mbrojtje. Shteti rus ka 845 mijë trupa, 22.250 tanke dhe 1399 avionë luftarakë.

Edhe pse vendi nuk konsiderohet e njëjta superfuqi që ka qenë më parë, forcat e armatosura ruse kanë pësuar një transformim të madh që nga rizgjedhja e presidentit Vladimir Putin në vitin 2012.

Ushtria është e ndarë në brigada të vogla më dinamike. Vëmendja është kthyer mbi teknologjitë e reja dhe jo tek fuqia punëtore.

Ja një rishikim i disa prej makinerive më të fuqishme ushtarake ruse.

1- Hedhësi i raketave të komanduara

Kjo anije është e pajisur me 8 raketa dhe 20 raketa anti-ajrore. Anija përmban një ekuipazh prej 68 marinarësh dhe arrin një shpejtësi deri në 100 km/orë.

2- PantsiR-S1

Një kombinim i raketa gjuajtësve dhe sistemit të raketave anti-ajrore. Sistemi përbëhet nga 12 raketa lëshues dhe 2 automatikë efektive kundra avionëve, helikopterëve apo raketave balistike.

3- Një nëndetëse thuajse e padukshme

E para nga 6 nëndetëset elektrike të prodhuara, Novorossiysk u nis nga kantieri detar i Shën Petersburgut vitin e kaluar. Projektuesit e saj thonë se teknologjia që është përdorur për ndërtimin e saj e bën praktikisht të “padukshme” kur zhytet në det.

4- Avioni luftarak Mig-35

I dobishëm qoftë për luftimet në ajër ashtu edhe për goditjet precise në tokë. I aftë të arrijë një shpejtësi prej 2400 km/h pavarësisht se është 30% më i madh se paraardhësit e tij. Mig-35 është i aftë të shkatërrojë objektivat e saj si në det ashtu dhe në tokë nga një largësi e madhe.

5- Sistemi i raketave BUK-2

Ky është sistemi që rrëzoi avionin e Malaysia Airline mbi Ukrainë në vitin 2014. Raketat e saj “9M317” mund të arrijnë deri në 14 km lartësi.

6- Yars RS-24

Një sistem raketash balistike termobërthamore, që mund të arrijë deri në 10 mijë milje. E projektuar për të zëvendësuar raketat “Topol-M”, janë vendosur në punë që nga viti 2010. Çdo raketë ka fuqinë e 100 “Little Boys” – bombës atomike që u hodh në Hiroshima në gusht të vitit 1945.

7- Konkordi rus

“Tupolev Tu-160” është avioni supersonik luftarak më i madh në botë. Ai u projektua nga Bashkimi Sovjetik në vitet ’80. Ai ka motorët më të fuqishëm që ka pasur një avion ushtarak ndonjëherë. Arrin të mbajë deri në 40 ton armatime. Bordi i tij përbëhet nga 16 persona.

8- T-90

Tanku luftarak më i avancuar i përdorur ndonjëherë nga forcat e armatosura ruse. Arma e saj kryesore është gjuajtësi kryesor, por gjithashtu përmban edhe një makineri armë të telekomanduar kundër avionëve.

9- Nëndetëset bërthamore

Me peshë 14.700 ton, nëndetëset ‘Borei’ me raketa bërthamore janë pak më të vogla se paraardhëset e tyre të tipit ‘Tajfun’. Me një kapacitet prej 16 raketash balistike Bulava, që secila mban 6-10 mbushje dhe arrin një largësi deri në 8.300 km, kjo nëndetëse ka një forcë të pallogaritshme.

10- Helikopteri Mi-28 Havoc

Ky është helikopteri sulmues kryesor i ushtrisë dhe forcave ajrore ruse. Ai mund të mbajë deri në 4 raketa./Business Insider/Tirana Observer/

Të Fundit

Sport

ShowBiz