back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëFlet kushëriri i gruas së sulmuesit të Nices: Ai nuk ishte mysliman,...

Flet kushëriri i gruas së sulmuesit të Nices: Ai nuk ishte mysliman, kurrë s’ka shkuar në xhami

Të ngjajshme

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Terroristi i sulmit me kamion në Nice të Francës, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, ka pak mundësi të ketë qenë xhihadist, i cili e ka shpërfillur çdo ligj të Islamit, kështu thotë kushëriri i gruas së sulmuesit të Nices, Walid Hamou.

Tridhjetë e një vjeçari, i cili tmerroi një Francë të tërë ditën kur vendi po festonte ditën kombëtare, duke ia mësyrë me kamion turmës se njerëzve për të lënë të vrarë 84 njerëz të pafajshëm, ka qenë konsumues i alkoolit, mishit të derrit dhe drogës, përcjell Express.

Ai kurrë nuk ka falur namaz apo shkuar në xhami, insiston kushëriri i tij, dhe ka rrahur gruan e vet më të cilën ka pasur tre fëmijë – dhe ishte në proces të shkurorëzimit.

Bouhlel, i cili ka qenë i njohur për policinë franceze, ka qenë në radar për gjashtë muaj për krime të vogla.

Mësohet se ai kishte humbur punën si shofer i dërgesave të porosive, pasi që kishte fjetur në timon dhe ishte ndeshur me katër makina, si dhe ishte përfshirë në një rrahje në lokal.

Ai tha për MailOnline: “Bouhlel nuk ka qenë fetar. Nuk ka shkuar në xhami, nuk është falur, nuk e ka agjëruar ramazanin. Ka konsumuar alkool, mish derri dhe drogë. Të gjitha këto janë të ndaluara në Islam.”

Të Fundit

Sport

ShowBiz