back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëKryetari Bahtiri sërish inspektoi punimet në ndërtimin e shëtitores së qytetit

Kryetari Bahtiri sërish inspektoi punimet në ndërtimin e shëtitores së qytetit

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

 

“Unë jam i vetëdijshëm për problemet e arsyeshme që i keni pas gjatë realizimit të projektit, por më duhet të ju them se tani kur pllakat kanë arritur, vonesat e fundit janë të pa arsyeshme. Unë kërkoj nga ju që të mobilizoheni dhe të përfundoni punët sa më shpejt, duke përfshi këtu edhe ato të instalimit të dritave dhe të ngjashme”, tha kryetari Bahtiri.

Ndonëse ka mbetur edhe pak hapësirë për tu mbuluar me pllaka, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, I ka inspektuar sërish punimet në shëtitoren kryesore të qytetit, me ç’rast para përfaqësuesve të Kompanisë “Jehona”, nga Malisheva që po i kryen punët, ka shpreh pakënaqësinë e tij për shkak të vonesës për përfundimin në tersi të projektit.

“Unë jam i vetëdijshëm për problemet e arsyeshme që i keni pas gjatë realizimit të projektit, por më duhet të ju them se tani kur pllakat kanë arritur, vonesat e fundit janë të pa arsyeshme. Unë kërkoj nga ju që të mobilizoheni dhe të përfundoni punët sa më shpejt, duke përfshi këtu edhe ato të instalimit të dritave dhe të ngjashme”, tha kryetari Bahtiri.

Përfaqësuesit e Kompanisë “Jehona”, thanë se punët për shtruarjen e pllakave do të vazhdojnë të mërkurën, ndërsa që presin në ndërkohë të arrin edhe pllakat e fundit për pjesën e vogël që ka mbetur në qendër të qytetit.

Ata e njoftuan kryetarin Bahtiri edhe për disa probleme të vogla që kanë lindur në ndërkohë në kanalizimin e ujërave atmosferikë dhe në pjesën ku duhet të ndahet për parkim të auto-taksive.

Kryetari Bahtiri tha se do t’i angazhoj që sot ekspertët e komunës, për të identifikuar problemet dhe për të marrë masat e nevojshme për evitimin e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz