BallinaLajmeKërkohet shkarkimi i Këshilltarit Komunal në Skenderaj

Kërkohet shkarkimi i Këshilltarit Komunal në Skenderaj

Të ngjajshme

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues...

Aktorja trondit me peshën e saj, më pak se 45 kg!

Aktorja e famshme Nicola Peltz u përkushtua rreth katër...

Mjeshtër i gjuajtjeve të lira, Szoboszlai realizon edhe ndaj Tottenhamit

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e epërsisë ndaj...

Haradinaj uron Rexhën në 55-vjetorin e lindjes: Të pres në liri, miku im

Daut Haradinaj ka bërë një postim emocionues në rrjetet...

Puna prej këshilltari në Kuvendin Komunal në Skenderaj, nuk duket të jetë e vetmja për  Qazim Xanin. Xani njëkohësisht, ushtron edhe biznesin e tij privat, pavarësisht se kjo nuk i lejohet me ligj.

E përmes një shkrese Agjencia Kundër Korrupsionit, i ka kërkuar këshilltarit komunal në Komunën e Skënderajt, që të jap dorëheqje nga njëra prej pozitave, shkruan Gazeta Fjala.

Edhe pse ishin bërë disa herë rekomandimet nga AKK, për moslejimin e ushtrimit të dy pozitave njëkohësisht, ky këshilltar duket se nuk i ka marrë fort serioze  paralajmërimet e këtij institucioni.

“Zyrtari i lartë nuk mund të jetë menaxher anëtar i ndonjë organi menaxhues apo kontrollues i ndërrmarjeve private. Agjencia Kundër Korrupsion konform ligjit i ka bërë edhe shkresën e dytë  që quhet “Paralajmërim”, të cilën e njofton për situatën me të cilën ndodhet …”, thuhet në publikimin e AKK-së.

Mirëpo, sipas Agjencisë,  deri tani Xani nuk e ka përfillur afatin e as nuk e ka shmangur konfliktin e intersit në ushtrimin e funksionit publik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz