back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaSportArlind Ajeti zgjedh Torinon, ja detajet e kontratës së mbrojtësit

Arlind Ajeti zgjedh Torinon, ja detajet e kontratës së mbrojtësit

Të ngjajshme

Qeveria rriti shpenzimet, ja ku shpenzoi më shumë

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar më shumë gjatë tre...

Nisma certifikohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka votuar sot për...

Limaj pjesë e PDK-së?, Beqa: Lista jonë do të jetë me befasi të mira

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka...

Euroja dhe dollari humbin terren në këmbim me lekun

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën euroja...

Arlind Ajeti do të jetë një futbollist i Torinos duke filluar nga ky sezon. Mungon vetëm zyrtarizimi por palët kanë gjetur akordin mes tyre me kushte të cilat plotësojnë kërkesat e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare, raporton Panorama-Sport.

Torino ishte interesuar për futbollistin 22 vjeçar por marrëveshja mes palëve dukej shumë e largët. Por pas shitjes së Glik te Monako, Torino ka gjetur fondet e duhura për të bërë investime të rëndësishem për të ardhmen.

Në këtë plan përfshihej edhe Ajeti, me përfaqësuesit e të cilit janë zhvilluar bisedime intensive gjatë ditës së sotme. Në fund, është arritur një akord dhe lojtari do të udhëtojë të enjten drejt Torinos për të zhvilluar vizitat mjekësore para se të hedhë firmën në kontratë.

Ajeti do të firmosë një marrëveshje trevjeçare me Torinon, me të drejtën e zgjatjes së saj edhe një vit tjetër. Ndërkaq, ai do të përfitojë rreth 600 mijë euro në sezon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz