KE ka thënë se fondet qeveritare kanë krijuar epersi të padrejtë ndaj klubeve të tjera dhe kjo ka shkelur rregullat e BE-së.
Komisioni ka shtuar se autoritetet spanjolle duhet të kthejnë paratë nga Barcelona, Madridi, Valencia, Atletiko e Bilbaos, Osasuna, Elche dhe Hercules.
Në njoftim gjithashtu thuhet se Reali i Madridit, Barcelona, Atletiko e Bilbaos dhe Osasuna duhet të kthejnë secila nga 5 milionë euro secila.
Reali i Madridit gjithashtu duhet të kthej edhe 18.4 milionë euro të tjera për shkak të një marrëveshje të mbivlerësuar rreth një hapësire toke të dhënë për fushë trajnimi në vitin 1998.